Të premten, moti në Mal të Zi pritet të jetë me vranësira e periudha me diell, në mëngjes priten reshje lokale shiu. Gjatë ditës parashihet të fryjë erë, hove-hove e fortë.
E shtuna do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje të herëpashershme shiu. Gjatë ditës priten erëra të forta.
E diela parashikohet të jetë me vranësira e periudha me diell, kohëpaskohe mund të ketë riga të dobëta shiu.

/Motilokal.com
