Në Civitella Alfedena, në zemër të Parkut Kombëtar Abruzzo, një grup ujqërish duket se argëtohen me dëborën e pranverës në zonën e jetës së egër.
Autori i Videos, fotografi Pietro Santucci, e përshkruan skenën si vijon: “Dëbora e pasdites së djeshme sikur e zbuti pak tensionin e të ndenjurit mbyllur brenda, gjatë kohës që zakonisht do të ishte një shëtitje ajrimi. Por unë mora qenin tim dhe dolëm pa i rezistuar bukurisë së peizazhit, dhe këtë duket se bënë dhe kjo tufë lozonjare ujqërisht në zonën me faunë të pasur”./Motilokal.com
