Virusi mund të qëndrojë në ajër, OBSH po vlerëson përdorimin e maskave për të frenuar përhapjen e koronavirusit

Virusi mund të qëndrojë në ajër, OBSH po vlerëson përdorimin e maskave për të frenuar përhapjen e koronavirusit

Koronavirusi, sipas një studimi të Universitetit të Nebraskës, mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Shkencëtarët amerikanë gjetën nivele të larta të COVID-19 në ajrin e dhomave ku kanë qenë të shtruar pacientët me koronavirus, shumë ditë pasi këta pacientë ishin larguar nga spitali.

Ky studim thekson se sëmundja ngjitëse nuk përhapet vetëm me spërklat e pështymës dhe teshtimës.

Për këtë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) po vlerëson t’i rishikojë masat e saj për një udhëzues të ri për përdorimin e maskave edhe për ata që nuk janë me koronavirus.

Drejtori përgjegjës, Prof David Heymann, i tha BBC News se hulumtimi i ri mund të çojë në një ndryshim të këshillave për maska.

Ish drejtori në OBSH shpjegoi: "OBSH po hap diskutimin e saj duke parë provat e reja për të parë nëse duhet të ketë një ndryshim në mënyrën përdorimit të maskave."

OBSH e gatshme të ndryshojë udhëzimet

Deri më tani OBSH ka këshilluar kundër përdorimit të maskave për të gjithë. Nga ana tjetër ato janë një mall i çmuar për momentin dhe për këtë arsye është më e dobishme që maskat të arrijnë në spitale sesa në supermarkete. Por me të dhënat e reja për praninë e virusit në ajër situata është e ndryshme. Maska mund të jetë një armë shtesë për të ndaluar pandeminë. Prandaj OBSH mund të tërheqë hapat e saj dhe të këshillojë ose të imponojë përdorimin e maskës edhe në transportin publik apo në vendet e punës ku distanca prej një metri midis punëtorëve nuk mund të garantohet. Më pas edhe për anëtarët e familjes që ndihmojnë një person të infektuar në shtëpi. Të gjithë në këtë rast duhet të veshin një maskë.

Cila është këshilla aktuale?

OBSH rekomandon mbajtjen e distancë për të paktën një metër nga kushdo që kollitet ose teshtin për të shmangur rrezikun e infeksionit.

Ajo thotë se njerëzit që janë të sëmurë dhe tregojnë simptoma duhet të mbajnë maska.

Por këshillon që njerëzit e shëndetshëm duhet t’i veshin vetëm nëse kujdesen për të tjerët që dyshohen se janë të infektuar ose nëse ata vetë kolliten ose teshtijnë.

Thekson që maskat janë efektive vetëm nëse kombinohen me larje të shpeshtë të duarve dhe përdoren dhe hidhen siç duhet.

Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e tjera përfshirë SHBA, këshillon që distancimi shoqëror duhet të nënkuptojë të qëndrosh të paktën dy metra larg.

Kjo këshillë bazohet në prova që tregojnë se viruset mund të transmetohen nga spërklat e teshtimës apo kollitjes.

Kuptimi është se shumica e këtyre pikave ose do të avullojnë ose do të bien në tokë afër personit që i lëshoi./Motilokal.com