179 alpinistë sfidojnë majat e Alpeve Shqiptare!

179 alpinistë sfidojnë majat e Alpeve Shqiptare!

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, një ndër destinacionet më mahnitëse dhe atraktive të trevave shqiptare, u vizitua këto ditë marsi nga alpinistë dhe turistë të apasionuar pas ngjitjeve malore.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale momente nga ngjitja e një grupi të madh alpinistësh në Alpe.

“Shtatëdhjetë e nëntë alpinistë nga e gjithë Shqipëria eksploruan Parkun Kombëtar të Alpeve, duke përjetuar një përvojë të veçantë të turizmit malor mes peizazheve të mrekullueshme. Kjo nismë e organizuar nga Federata Shqiptare e Alpinizmit u bashkua edhe nga turistë të apasionuar pas natyrës”, u shpreh Kumbaro.

Në këtë ekspeditë, 179 alpinistë nga 16 ekipe të ndryshme u ngjitën në majën më të lartë të Qafë Thores, Mark Zagora, e njohur gjithashtu si binjaket e Thethit, në lartësinë 2313 metra mbi nivelin e detit. Ata sfiduan kushtet e vështira dhe rreziqet që sjell stina e dimrit në këto zona malore.

Ky aktivitet përbën një mundësi të shkëlqyer për të promovuar bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Alpeve, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të apasionuar pas ngjitjeve në mal dhe aventurave të natyrës.


/Motilokal.com