Gjatë ditës së martë, moti në Shqipëri parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të përfshijnë veriperëndimin që nga orët e para të ditës dhe gradualisht do të përhapen edhe në ultësirën perëndimore gjatë mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, me periudha më të forta në veriperëndim dhe ultësirën perëndimore. Lokalisht, mund të ketë shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe majat e maleve, reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat do të variojnë nga 12 °C deri në 20 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 3 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 5 °C.
/Motilokal.com
