Fundjava me vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Fundjava me vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit në Shqipëri

Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu.

E premtja do të mbajë mot me vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 3 deri në 12 °C.

Edhe dita e shtunë do jetë me vranësira. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 15 °C.

Moti i ngjashëm me vranësira do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diele. Temperaturat do të sillen prej 8 deri në 17 °C./Motilokal.com