Si do të jetë moti këtë të shtunë në Shqipëri?

Si do të jetë moti këtë të shtunë në Shqipëri?

Gjatë ditës së shtunë, moti në Shqipëri parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për t’u izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Temperaturat do të variojnë nga 6 °C deri në 16 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 4 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 7 °C.

/Motilokal.com