Shkon në 123 numri i të infektuarve me COVID-19 në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe foshnjë

Shkon në 123 numri i të infektuarve me COVID-19 në Mal të Zi, në mesin e tyre edhe foshnjë

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal te Zi, Boban Mugosha ka njoftuar se janë regjistruar edhe 11 raste të reja me koronavirus në Malin e Zi, duke e çuar në 120 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Ai tha se nga këto 123 raste të infektuar me COVID 19, 14 prej tyre janë fëmijë të moshës nën 19 vjeç.

Mugosha theksoi se dy prej rasteve janë foshnja të moshës 0-2 vjeç.

“Kemi 2 nga 0 deri në nëntë vjeç; 12 janë të moshës nga 10 ne 19 vjeç, që do të thotë se kemi gjithsej 14 persona që janë nën moshën 19 vjeç dhe janë me shëndet të mirë.”/Motilokal.com