Që nga mbrëmë Kosova është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje bore në ditët e para të pranverës, duke mbuluar edhe rrugët.
Për këtë ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, ka njoftuar se rrugët janë të hapura dhe do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe gjatë natës së sotme.
“Borë nuk ka shumë, qarkullim edhe më pak, por për aq sa ka borë e aq sa ka qarkullim mallrash, rrugët i kemi të hapura. Do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte”, ka shkruar Abdixhiku./Motilokal.com