Shpëtohet jahti me shtatë turistë në Durrës

Shpëtohet jahti me shtatë turistë në Durrës

Pas të nxehtit afrikan, disa pjesë të vendit janë goditur nga stuhi dhe erëra të forta të përcjella me rrufe dhe shi të rrëmbyeshëm. Një jaht me turistë italianë është shpëtuar në mbrëmje nga Roja Bregdetare në Durrës.

Në bordin e jahtit ndodheshin shtatë persona, të cilët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit. Sipas njoftimeve mjeti me të cilin udhëtonin turistët ka pësuar defekt në motor për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë.

Falë ndihmës së shpejtë, turistët italianë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. /Motilokal.com