Këshilla si të qëndroni të shëndetshëm në shtëpi?

Këshilla si të qëndroni të shëndetshëm në shtëpi?

Në kohën kur të gjithë jemi të mbyllur nëpër shtëpitë tona, nuk duhet të qëndrojmë pasiv pa ndonjë aktivitet. Ne duhet të mendojmë edhe për shëndetin tonë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes disa rekomandimeve këshillon se si të qëndroni të shëndetshëm.

Sipas OBSH-së ushtrimet e aktivitetit fizik që mund t’i gjeni në internet janë një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar aktiv ndërsa jeni në karantinë.

Gjeni kohë për t'u relaksuar, duke marrë në konsideratë meditimin, frymëmarrjen e thellë dhe teknikat e tjera të relaksimit për reduktuar stresin.

Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, përpiquni të bëni pushime dhe të lëvizni çdo 30 minuta.

Kujdesuni që të përshtatni tavolinën tuaj të punës, duke përdorur një tavolinë të lartë ose duke vendosur librat një mbi një.

Kujdes! Ky udhëzim u drejtohet njerëzve të vetë-karantinuar pa simptoma apo diagnozë të sëmundjeve akute respiratore dhe nuk duhet të zëvendësojë këshillat mjekësore në rast të ndonjë komplikacioni shëndetësor./Motilokal.com