Si duket edhe këtë fillim pranvere do të kemi ndryshim të temperaturave dhe reshje bore.
Moti në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, si pasoj e ndikimit të masave nga veriu, që do të ndikojnë në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.
Sipas parashikimit të motilokal.com, nga sot e deri të enjten pritet të kemi ndryshim moti, ku do të ketë reshje shiu dhe bore.
Të martën në mbrëmje parashihet reshje bore dhe temperaturat do të luhaten nga 2 deri në 4 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë të mërkurës edhe gjatë natës së enjte. Temperaturat do të lëvizin -2 deri në -1 °C.
Ndërsa nga e enjtja dhe e premtja priten ngritje të lehtë të temperaturave.
Ulja e ndjeshme e temperaturave në vitet e fundit ka rezultuar me dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore e në veçanti te pemët frutore. Në kulturat pemëtare, dëmet më të mëdha nga ngricat e vonshme pranverore shkaktohen në fazën e lulëzimit dhe në atë të formimit të frutave./Motilokal.com
