Koronavirusi mund të transmetohet edhe në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë

Koronavirusi mund të transmetohet edhe në zona me klimë të lagësht dhe të nxehtë

Nga të dhënat e deritanishme, koronavirusi i ri mund të transmetohet në të gjitha zonat klimatike përfshirë këtu edhe zonat me klimë të lagësht dhe të nxehtë, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH rekomandon se pavarësisht klimës duhet të merren masat mbrojtëse, nëse jetoni apo udhëtoni në zona ku ka prani të COVID-19.

Sipas OBSH-së mënyra më e mirë e mbrojtjes nga virusi COVID-19 është larja e shpeshtë e duarve me ujë e sapun.

Kjo eliminon virusin i cili mund të jetë i pranishëm në duart tuaja dhe në këtë mënyrë ju shmangni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja e syve, hundës apo gojës tuaj./Motilokal.com