Lajm i mirë: Shërohet 80-vjeçarja me koronavirus në Shqipëri

Lajm i mirë: Shërohet 80-vjeçarja me koronavirus në Shqipëri

Një lajm i mirë është publikuar mëngjesin e sotëm pasi një grua e moshuar është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama.

Deri më tani në gjithë Shqipërinë janë infektuar 212 persona, 40 janë shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona./Motilokal.com