Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë energjetike: BERZH-i siguron 50 milionë euro kredi

Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë energjetike: BERZH-i siguron 50 milionë euro kredi

Rreth 400 ndërtesa publike në Kosovë do të izolohen sipas standardeve të efiçiencës së energjisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë ceremonisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur se kredia nga BERZH arrin vlerën prej 50 milionë euro, ndërsa kostoja totale e projektit është 86 milionë euro. Ai theksoi se përfituesit kryesorë të këtij projekti do të jenë qytetarët e Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shtoi se ky projekt do të kontribuojë në uljen e konsumit të energjisë, duke theksuar se ndërtesat publike aktualisht përbëjnë rreth 40 për qind të konsumit total të energjisë në vend.

/Motilokal.com