Si të mbani shtëpinë të ngrohtë gjatë ditëve me temperatura të ulëta: Metoda praktike dhe efektive

Si të mbani shtëpinë të ngrohtë gjatë ditëve me temperatura të ulëta: Metoda praktike dhe efektive

Kur temperaturat bien nën zero, ngrohtësia e shtëpisë bëhet prioritet. Përveç përdorimit të ngrohjes tradicionale, ka disa truke të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë të mbani një ambient të këndshëm pa shpenzuar shumë energji.

Ekspertët sugjerojnë që organizimi i mobiljeve ka një ndikim të rëndësishëm, largoni kolltukët nga radiatorët për të shmangur bllokimin e nxehtësisë. 

Gjithashtu, përdorimi i perdeve të trasha ndihmon në izolimin termik, ndërsa lënia e derës së furrës hapur pas gatimit përfiton nga nxehtësia e mbetur.

Përveç këtyre këshillave, ekspertët gjithashtu sugjerojnë që të mos mbuloni kurrë radiatorët, qoftë me rroba apo diçka tjetër.

/Motilokal.com