Java nis me mot të ndryshueshëm, nga e mërkura reshje shiu e bore në Shqipëri

Java nis me mot të ndryshueshëm, nga e mërkura reshje shiu e bore në Shqipëri

Moti në vendin tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve. Nga dita e mërkurë do të kemi më shumë reshje shiu në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësinë mbi 300 metra me intensitet mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Mëngjesi i së hënës do të nis me mot të kthjellët, ndërsa mesdita do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 11 deri në 19 °C.

Në ditën e marte paradite do të kemi mot me vranësira, kurse pasdite mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat malore reshje bore dhe në disa qarqe të vendit. Temperaturat do të sillen prej 7 deri në 6 °C. /Motilokal.com