Reshjet e borës dhe temperaturat e acarta kanë mbërritur tashmë edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit në Pogradec.
Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, është një nga mrekullitë e Shqipërisë. Ai ndodhet 5 kilometra në lindje të Pogradecit.
Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun jug-lindor të liqenit.

Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin.

Ndërsa mjellmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë këtu, si dhe peshku i freskët, ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm.


Fotot janë realizuar nga gazetari Artin Halili.
/Motilokal.com
