Kur fjollat e borës zbresin mbi Prishtinën, qyteti ndryshon krejtësisht, duke u mbuluar me një batanije të bardhë që i jep jetë një atmosfere plot ngrohtësi dhe elegancë. Sheshet, parqet e qytetit, marrin një pamje të mrekullueshme, ndërsa qytetarët ecin ngadalë, të veshur me veshje të ngrohta, duke i dhënë jetë këtij peizazhi të bardhë, ndërsa fëmijët ndajnë momentet më të bukura të dimrit, duke bërë dordolec, duke ndërtuar shtëpi bore dhe duke rrëshqitur me saja.

Dimri në Prishtinë nuk është vetëm një periudhë e ftohtë, por është një mundësi për të parë qytetin në një dritë tjetër, për të vlerësuar qetësinë dhe thjeshtësinë që ai sjell. E megjithatë, kjo periudhë ka edhe një dimension tjetër të veçantë: është koha kur qytetarët bashkohen për t'u ngrohur apo për të pirë kafe apo çaj dhe për të shijuar bukurinë e thjeshtë të stinës së dimrit.
Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10.4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 30 °C, në janar prej -0.6 °C.
Motilokal.com ka realizuar disa fotografi të Prishtinës, të cilat paraqesin bukurinë e qytetit nën fjollat e borës.
/Motilokal.com
