Moti të premten në Mal të Zi do të mbajë me vranësira e reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Në mëngjes dhe mbrëmje parashihet prezencë e mjegullës.
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në zonat malore parashihen reshje bore.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje të mëdha shiu, të shoqëruara me erëra të forta. Ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

/Motilokal.com
