Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira, në mëngjes me mjegull në lugina. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, në malet më të larta reshje të dobëta bore.
Të shtunën paradite parashikohet mot pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme shiu, borë në male dhe në zonat më të larta.
E diela pritet të mbajë me mot me vranësira dhe ftohtë e reshje kryesisht bore. Në disa vende pritet të formohet mbulesë bore, ndërsa në male do të rritet ndjeshëm.

/Motilokal.com
