Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet lokalisht me intensitet deri dhe mesatar.
Të shtunën, moti do të jetë me vranësira e reshje shiu, ndërsa në viset malore dhe zona më të ulëta me reshje bore.
E diela pritet të mbajë me reshje të dendura shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave, ndërsa në zonat malore parashihen reshje bore.

/Motilokal.com
