Pas të nxehtit afrikan, nga nesër priten reshje shiu

Pas të nxehtit afrikan, nga nesër priten reshje shiu

Pas një vale e të nxehtit ekstrem që përfshiu Kosovën, ku temperaturat arritën deri në 38 °C, nga nesër pritet të bien temperaturat dhe të bie shi.

Temperaturat për ditën e mërkurë priten të lëvizin prej 23 deri në 33 °C. Pasdite do të ketë reshje shiu. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Ndërsa, të enjten pritet të jetë edhe me freskët, ku temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 22 °C. Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të mbajë i kthjellët, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C. /Motilokal.com