Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe depresionit

Ky zakon i thjeshtë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe depresionit

Aktiviteti fizik është konsideruar prej kohësh një element kyç për ruajtjen e shëndetit dhe sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Iowa-s, ai sjell të dhëna befasuese që tregojnë se edhe ndryshimet e vogla në nivelin e aktivitetit fizik mund të sjellin përfitime të mëdha shëndetësore.

Gjegjësisht, një studim i kryer mbi 7000 pacientë zbuloi se aktiviteti i rregullt fizik, si ecja mesatarisht intensive prej të paktën 150 minutash në javë, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të 19 gjendjeve kronike shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, depresionin dhe diabetit.

Nga ana tjetër, personat që nuk ushtroheshin fare ishin të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë për t'u prekur nga këto sëmundje, transmeton Parade.

Si pjesë e studimit, pacientët plotësuan një pyetësor të shkurtër që zgjati më pak se 30 sekonda dhe përfshinte pyetje në lidhje me zakonet e tyre të stërvitjes.

“Ky mjet i thjeshtë na ofron një pasqyrë të vlefshme për gjendjen shëndetësore të pacientit dhe duhet të jetë bazë për rekomandime për aktivitetin fizik”, theksoi një nga autorët e studimit, studiuesi dhe profesori dr. Lucas Carr.

Ai shtoi se nevojiten opsione më të mira për inkurajimin e aktivitetit fizik, të tilla si udhëzime dhe rekomandime për stërvitje dhe mbështetje nga profesionistët vendas të shëndetit.

Studiuesit kujtojnë gjithashtu rëndësinë e të folurit për aktivitetin fizik me mjekun. Edhe nëse doktori nuk na pyet për zakonet e ushtrimeve, mund ta përmendim vetë këtë temë. Ndryshimet e vogla në rutinë mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Mos kini turp ta ndani këtë informacion sepse mjekët mund të japin këshillat më të mira kur ata kanë një pamje të plotë të gjendjes tuaj aktuale shëndetësore, përfundojnë autorët e studimit.

/Motilokal.com