Një tërmet me magnitudë 3.3 ka goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e 6 janarit 2025, duke u ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet janë regjistruar në orën 20:22, me epiqendër 9 kilometra në veri të Kukësit dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti ka ndodhur 24 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 9 kilometra në veri të Kukësit. Lëkundjet kanë qenë të lehta, sipas raportimeve nga qytetarët në Prizren dhe zonat përreth, dhe nuk janë raportuar dëme materiale apo lëndime.
Banorët këshillohen të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin informacionet nga burime zyrtare për çdo njoftim të mëtejshëm.
/Motilokal.com
