Si duhet ta vesh dhe heq maskën?

Si duhet ta vesh dhe heq maskën?

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa informacione se si duhet ta vesh dhe heq maskën për të parandaluar infektimin nga koronavirusi.

Ja se si duhet të veproni:

Përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.

Mos e prekni maskën gjatë vendosjes- nëse e prekni, lani duart.

Kur maska laget apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska me një përdorim.

Hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës;

Hidheni menjëherë në një çantë të mbyllur dhe lani duart./Motilokal.com