Në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës të 29 marsit shigjetat e orës do të zhvendosen një orë përpara, që do të thotë se nga ora 02:00 do të jetë ora 03:00. Do të flemë një orë më pak, por gjëja e bukur është se do të kemi një orë më shumë dritë, kështu që ditët do të jenë shumë më të gjata se netët.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.
Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.
Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku William Willett, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komunave e cila i dha dritën e gjelbër projektit “Kohës Verore", i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.
Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.
Dhe qysh nga ajo kohë, edhe në vendin tonë ora ndërrohet dy herë, në fund të tetorit dhe në fund të marsit
Ndërsa nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës./Motilokal.com
