Shkupi në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Shkupi në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, mëngjesin e sotëm sërish është mbuluar nga mjegulla e dendur, ndërsa gjendet në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.

Mjegulla në Shkup ka reduktuar ndjeshëm dukshmërinë duke vështirësuar edhe trafikun.

Sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi sërish radhitet në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, respektivisht në vendin e katër dhe bën pjesë në kategorinë e "pashëndetshme" me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 203.

IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit.

/Motilokal.com