Është sezoni i viruseve: Zbuloni sekretin e një eliksiri të bërë vetë për të rritur imunitetin

Është sezoni i viruseve: Zbuloni sekretin e një eliksiri të bërë vetë për të rritur imunitetin

Ka ardhur sezoni i të ftohtit dhe gripit. Ruajtja e shëndetit bëhet thelbësore, sepse ushqyesit e duhur mund të ndihmojnë shumë në forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit kundër sëmundjeve.

Një nga mënyrat e thjeshta por efektive për të rritur imunitetin dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes është një përbërës natyral që mund ta bëni në shtëpi.

Kjo recetë përfshin përbërës natyralë që ndihmojnë në luftimin e ftohjes, përkatësisht mjaltin dhe rrënjën e xhenxhefilit.

Grini xhenxhefilin dhe vendoseni në mjaltë, më pas lëreni përzierjen në frigorifer gjatë gjithë natës që xhenxhefili të lëshojë lëngun e tij. Merreni përzierjen me një lugë plastike, në mënyrë që mjalti të mbetet i paprekur dhe të mos oksidohet.

Nëse nuk ftoheni, mjafton të merrni një lugë çaji në ditë, ndërsa në rast të ftohjes rekomandohet të merrni dy lugë çaji në ditë.

Gjithashtu, vitamina C dhe zinku janë opsione të forta për rritjen e shëndetit imunitar. Zinku luan një rol shumë të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar dhe njerëzit që kanë mungesë zinku kanë një ndjeshmëri të shtuar ndaj patogjenëve të ndryshëm. Zinku është thelbësor për zhvillimin dhe funksionin normal të qelizave që ndërmjetësojnë imunitetin jospecifik, siç janë neutrofilet dhe qelizat vrasëse natyrore.

/Motilokal.com