Ky është parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Maqedoni

Ky është parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht i vranët e periudha me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga jugu. Paradite në ultësira do të ketë mjegull. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe malore borë. Gjatë natës kah të shtunës, reshjet do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Për shkak të zbritjes së një mase ajrore më të ftohtë me erë të fortë veriore, reshjet do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta.

Të shtunën paradite parashikohet mot me vranësira të pjesshme e reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në vendet më të ulëta dhe malore.

E diela pritet të mbajë me mot me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare lokale.

/Motilokal.com