Ky është parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Ky është parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.  Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera-herës në formën stuhisë në Alpe.

Të shtunën, moti do të jetë në pjesën e parë të ditës me vranësira e reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës.

E diela pritet të mbajë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

/Motilokal.com