Epoka e gazit rus në Evropë mbyllet: Ukraina ndërpret transitin

Epoka e gazit rus në Evropë mbyllet: Ukraina ndërpret transitin

Eksporti i gazit rus përmes Ukrainës u ndërpre të mërkurën me skadimin e marrëveshjes për transitin.

Ky zhvillim do të detyrojë disa vende evropiane që të gjejnë burime të tjera për furnizimin me gaz natyror.

Sulmi shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, nxiti shumë vende në Bashkimin Evropian që të ndërprisnin varësinë e tyre tek gazi natyror rus.

“Ndaluam transitin e gazit rus. Ky është një zhvillim historik. Rusia po humbet tregjet e saj dhe do të ketë humbje financiare. Evropa tashmë e ka marrë vendimin për ta braktisur gazin rus”, tha ministri i Energjisë së Ukrainës, German Galushchenko, përmes një deklarate.

Gjigandi rus i gazit, Gazprom tha se kishte humbur “të drejtën ligjore dhe teknike” për të eksportuar gaz përmes Ukrainës.

Rusia është akoma në gjendje të eksportojë gazë në Turqi dhe në vende të Evropës qendrore si Hungaria dhe Serbia.

Qeveria e Moldavisë, ka urdhëruar shkurtime të forta në konsumin e energjisë për të përballuar humbjen me furnizim gazi nga Rusia.

Bashkimi Evropian tha se ishte i përgatitur për ndalimin dhe se ky zhvillim nuk do të ketë ndikim tek vendet anëtare duke deklaruar se “infrastruktura evropiane është në gjendje të furnizojë Evropën qendrore dhe lindore me gaz që nuk e ka burimin në Rusi”.

/Motilokal.com