Sizmologu Mustafa jep detaje për dridhjet e tokës në zonën Prizren-Kukës

Sizmologu Mustafa jep detaje për dridhjet e tokës në zonën Prizren-Kukës

Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në Ministrinë e Ekonomisë, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje të tërmetit që ndodhi rreth orës 12:15 të natës.

Sizmologu Mustafa në një postim në Facebook shkruan se tërmet ishte në zonën Prizren-Kukës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 01/01/2025 në ora 00:15 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Shqipërisë (zona Jugperëndimore e Kosovës dhe zona VeriLindore e Shqipërisë) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 14 km”, ka shkruar ai.

Sipas tij epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.151,  20.561) 16.5 km në Jugperëndim JP të Prizrenit 13.5 km në VeriLindje VL të Kukësit. Epiqendra ishte në fshatin Vërmicë.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka njoftuar Mustafa.

/Motilokal.com