Ministria e Çështjeve të Konsumatorit të Shtetit Federal të Baden-Vyrtemberg-ut njoftoi se në të ashtuquajturën çokollatë Dubai të importuar në Gjermani janë gjetur shumë përbërës të dëmshëm.
Nga rastet e mashtrimit e deri te rreziqet për shëndetin, pothuajse gjithçka u gjet në testet e para të çokollatës së importuar nga Dubai, tha Ministri për Mbrojtjen e Konsumatorit të Baden-Württemberg Peter Hauk.
Zyra provinciale e Kërkimeve Kimike dhe Veterinare shqyrtoi të tetë provat, të cilat gjetën ndotës, alergjenë, ngjyra artificiale dhe yndyrna të tjera përveç gjalpit të kakaos, e vetmja yndyrë e lejuar në çokollatë.
“Për shkak të numrit të vogël të mostrave, nuk mund të flasim për një trend, por gjetjet janë shumë shqetësuese dhe na kanë shtyrë të bëjmë testime më të gjera”, shtoi Hauk.
Siç tha ai, çokollatat e testuara nga Dubai janë produkte të importuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Në disa çokollata, edhe pse të padeklaruara në ambalazh, u gjet susam, e në disa edhe vaj palme, i cili gjithashtu nuk ishte deklaruar si përbërës i çokollatës.
/Motilokal.com
