Ja si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Ja si do të mbajë moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditëve në vijim. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra dielli. Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të ditës, në veriperëndim dhe jugperëndim të Shqipërisë. Gradualisht, reshjet do të përhapen në pjesën tjetër të vendit, fillimisht me intensitet të ulët, por nga mesdita, intensiteti i reshjeve do të rritet, duke arritur nivele mesatare, dhe lokalisht edhe të larta, veçanërisht në veriperëndim dhe perëndim. Në Alpe dhe në zonat malore, mbi 1000 metra lartësi, priten reshje bore.

Të shtunën, moti do të jetë me vranësira e periudha me diell, vende-vende parashihen reshje lokale shiu, ndërsa në viset malore reshje bore.

E diela pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, ku në mbrëmje priten reshje shiu.

/Motilokal.com