Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë, regjistrohen edhe 8 raste të reja

Shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë, regjistrohen edhe 8 raste të reja

Ministri Arben Vitia, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus.

Shefi i Shëndetësisë kosovare ka dhënë edhe një lajm të mirë të shërimit të një pacienti me koronavirus pas testimit të dytë ka rezultuar negativ.

Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalë NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur kemi dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!/Motilokal.com