Kujdes nga mjegulla dhe bora në këto akse rrugore në Maqedoni

Kujdes nga mjegulla dhe bora në këto akse rrugore në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), ka njoftuar se është zvogëluar shikueshmëria deri në 20 metra, për shkak të mjegullës. Ndërsa sot mëngjes në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Pletvar dukshmëria është 50 deri në 80 metra. Reshje e dëborës me intensitet mesatar ka  në Mavrovë dhe në Strazhë dhe me intensitet të ulët në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë.

Më tej LAMM bën të ditur se qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa në disa nga vendet më të larta me mbetje të dëborës.

“Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator”, thuhet në njoftimin e LAMM./Motilokal.com