Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet i vranët me reshje shiu herë pas here në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në zonat malore dhe Alpe parashihen reshje bore.
Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu gjatë mëngjesit, kurse pasdite priten edhe periudha me diell, ndërsa në zonat malore parashihen reshje bore.
E diela pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me erëra, ndërkaq në zonat malore parashihen reshje bore.
/Motilokal.com