Fushë Studën, fshati më i njohur i Parkut Kombëtar Shebenik, renditet ndër destinacionet kryesore të turizmit malor në Shqipëri, të frekuentuara gjatë gjithë vitit. Ky fshat i bukur natyror, i vendosur në Njësinë Administrative Stëblevë të bashkisë Librazhd dhe pjesë e projektit "100 fshatrave", ka pësuar një zhvillim të shpejtë dhe është shndërruar në një destinacion të preferuar për vizitorët.
I rrethuar nga pyje të dendura dhe një liqen me pamje spektakolare, Fushë Studën ofron gjithashtu një peizazh magjik që këtë vit është zbukuruar më shumë nga bardhësia e dëborës. Ky vend është një thirrje për të gjithë pasionuarit e natyrës dhe aktiviteteve në ajër të pastër.
Në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të mrekullueshme nga ky fshat, duke theksuar bukurinë e tij të jashtëzakonshme. Fushë Studën, dikur një zonë kufitare e ndaluar gjatë regjimit komunist, ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm dhe tani është një nga destinacionet më të vizituara në vend, duke ofruar mundësi për aktivitete të ndryshme sportive.
/Motilokal.com