Një mot i ftohtë, me rënie drastike temperaturash, ka përfshirë këtë mëngjes të gjithë vendin.
Reshjet e dëborës, që kanë rënë gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme, të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica, e kanë rënduar së tepërmi situatën e qarkullimit të automjeteve në rrugë, pothuajse në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Bulqizës.
Sipas njoftimeve të policisë rruga Bulqizë-Peshkopi, kalohet pa zinxhir por me vështirësi në disa segmente të saj ka prani të ngricave për shkak të temperaturave të ulëta.
Ndërsa rruga Bulqizë-Krastë, kalohet me zinxhir për shkak edhe të terrenit të vështirë, me zinxhirë kalohet Qafe e Buallit-Zona D ku trasportohen minatorët./Motilokal.com




