Moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri: Lexoni parashikimin e plotë këtu

Moti të premten në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Duke nisur nga orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut ndërpriten dhe mbeten në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër përsëri me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta bore. Në mëngjes dhe mbrëmje pritet prezencë e mjegullës.

Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, por në orët e para të ditës mund të ketë mjegull përgjatë ultësirave.

E diela pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje përgjatë ultësirave mundësi për prezencë te mjegullës.

/Motilokal.com