Gjatë ditës së enjte situata meteorologjike do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në viset malore priten reshje bore.
Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 14 °C.
/Motilokal.com
