Samiti botëror për klimën: Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KESH dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Samiti botëror për klimën: Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KESH dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon.

“Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, përveç të gjitha paneleve ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100% energji të rinovueshme, sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigantin Masdar, kompania emiratase e cila operon prej kohësh në Ballkan, por që tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenergjetike  Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, u shpreh Balluku.


/Motilokal.com