Uji i Badovcit mund të përdoret edhe për pije, ka njoftuar të martën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të paraqitura për ujin e pijes.
IKSHPK ka theksuar se bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.
“IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të cilësisë së ujit”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
