Është regjistruar viktima e parë në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi. Viktima e parë nga koronavirusi është një grua 57 vjeçare nga Kumanova. Njoftimin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ka theksuar se numri i të infektuarve ka arritur në 114 persona.
“Për fat të keq, e kemi viktimën e parë nga koronavirusi e cila në Kumanovë është diagnostikuar pas vdekjes mbrëmë vonë. Bëhet fjalë për grua e cila ka qenë 57 vjeçe. Lidhur me pranimin dhe trajtimin duam të theksoj se kolegët kanë vepruar konform protokollit të izolimit, me kohë janë marrë dy teste dhe të dy kanë treguar rezultat negativ. Por, edhe krahas rezultateve negative dhe asaj që sëmundja ka qenë tipike për koronavirusin ajo është trajtuar në izolim. Ajo periudhë e hospitalizimit ka zgjatur javën e kaluar në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, ndërsa mostër është marrë pas konstatimit të vdekjes ditën e djeshme dhe ai ka qenë pozitiv”, ka thënë ministri Filipçe në konferencën për shtyp./Motilokal.com
