Mikrobiologu Lul Raka, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një postim në Twitter ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi, kujdes sa më të madh të higjienës, duke theksuar se po futemi në javët me vendimtare për jetët e më të dashurve tanë.
Postimi i plotë:
TË DASHUR QYTETARË TË KOSOVËS! Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë! Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet diciplina dhe kujdesi! FATIN E PËRBALLJES E KENI NË DUART TUAJA! JU LUTEM, RRINI NË SHTËPI!/Motilokal.com
