Tërmeti që tronditi Zagrebin më i fortë në 140 vitet e fundit

Tërmeti që tronditi Zagrebin më i fortë në 140 vitet e fundit

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, tha se tërmeti që goditi Zagrebin ditën e sotme (e diele) ishte më i fortë në 140 vitet e fundit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë jashtë, por të kujtojnë të mbajnë distancën e tyre dhe të qëndrojnë të qetë.

"Për momentin është e qartë se disa ndërtesa janë dëmtuar. Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Ne rekomandojmë që shumica e njerëzve, pavarësisht nga fakti që është ftohtë, të qëndrojnë jashtë", tha ai.

“Nuk ka nevojë për panik apo të nxitoni në pikat e karburantit, përkundrazi mbani distancën tuaj siç rekomandohet nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile, duke marrë parasysh epideminë e koronavirusit”, tha ai./Motilokal.com