Futbollisti peruan José Hugo de la Cruz Meza vdiq pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshjeje të zhvilluar të dielën, ndërsa të paktën një lojtar tjetër u plagos.
Mes të lënduarve, portieri Juan Chuca ndodhet në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda, ndërsa ende nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e pjesës tjetër të lojtarëve të prekur nga rrufeja.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale (21:00 GMT) në stadiumin Coto Coto në qytetin e Chicha, në provincën Huancayo, ku një ndeshje mes skuadrave lokale Juventud Bellavista dhe Familia Chuca po luhej mes kushteve të motit të stuhishëm.
Pamjet video tregonin momentin kur rrufeja goditi, teksa një numër lojtarësh ranë papritur në fushë.
/Motilokal.com
