IKSHPK: Uji i Badovcit ende s’mund të përdoret për pije

IKSHPK: Uji i Badovcit ende s’mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka joftuar se po vazhdon me monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga liqeni i Badovcit.

Sipas rezultateve nga analizat e ditës së diel (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen më e ulëta 0.151 mg/l (lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla - Kodra e Diellit).

IKSHPK thotë se bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije.

IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësin Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.

/Motilokal.com