Ka vdekur viktima e parë i prekur me koronavirus në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive, ku sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje me 22.03.2020 në ora 9.00.
Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID-19.
“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Sipas Klinikës Infektive pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).
Bëhet e ditur se rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik dhe mjekët e Klinikës infektive ftojnë qytetarët e Kosovës që vetizolohen./Motilokal.com
